Gashi: Komisionin Hetimor do ta udhëheqë Driton Selmanaj, po i kthehemi normalitetit në Kuvend

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 15:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka konfirmuar se janë dakorduar me shumicën parlamentare për themelimin e dy komisioneve hetuese parlamentare, raporton Ekonomia Online

Ai ka thënë se me këtë dakordim, Kuvendit po i i rikthehet normaliteti dhe se e përkrahin edhe idenë e partisë në pushtet për formimin e  dy komisioneve.

“Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u dakorduam që drejta e opozitës është e pakontestueshme. Në këtë rast kërkesa për formimin  e komisionit hetimor parlamentar do të realizohet dhe siç kam deklaruar, jam i hapur që të përkrahim edhe propozimin nga radhët e pushtetit. Ka një pajtim që do të formohet dy komisione  dhe Kuvendi t’i kthehet normalitetit. Sjellja e papërgjegjshme po shpresoj që ka marr fund dhe Kuvendi duhet të hyj në punën e vetë normale dhe të kryej funksionet kushtetuese”.

“Kryesinë hetimor të kërkuar me 40 nënshkrime do të kryesohet nga Driton Selmanaj”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme