Gashi: MKRS-ja ka bërë të gjitha përgatitjet që Ligji për Trashëgimi të harmonizohet

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 12:02 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka paraqitur dhe arsyetuar para deputetëve të pranishëm në seancën plenare Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore.

Gashi tha se ministria ka bërë të gjitha përgatitjet që Ligji për Trashëgimi të harmonizohet, raporton Ekonomia Online.

“Ministria ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura që edhe Ligji për Trashëgimi të harmonizohet. MKRS-ja përmes këtij projektligji ka bërë harmonizimin e dispozitave përkatëse”.

Teuta Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së paraqiti përkrahjen për projektligjin në fjalë, raporton EO.

“Ne kemi disa kërkesa tona për plotësim ndryshim të disa neneve”.

Avdyl Salihu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, tha se do ta përkrahin projektligjin në parim dhe do të kontribuojnë ndërmjet leximit të parë dhe të dytë.

Driton Çaushi në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së tha se do ta mbështesin në parim Projektligjin, derisa paraqiti vërejtjet e njëjta për ulje të dënimeve për kundërvajtje.

Nuk kishte kuorum për votim, as edhe për këtë projektligj.

Të ngjashme