Gazmir Raci: Të shkarkohen ministrat e Shëndetësisë, Ekonomisë dhe Tregtisë

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gazmir Raci ka thënë se pas 1 viti të qeverisjes së Kurtit është momenti që të ketë reflektime në qeverisje dhe të ketë një dinamikë te re.

Ai ka thënë se është koha për riformatim të qeverisë, tutje ai shtoi se janë tre ministra të cilët nuk kanë treguar rezultat në politikat e tyre qeverisëse.

”Pas një viti të qeverisjes Kurti, është koha të ketë ndryshme në tri dikastere të ekzekutivit, pra duhet të ketë ndryshim të ministrave të shëndetësisë, ekonomisë dhe tregtisë dhe industrisë pra këta ministra duhet të zëvendësohen me ministra tri”, ka thënë Raci.

Tutje ai ka folur edhe për ministritë e tjera në fokus atë të Punëve të Jashtme duke shtuar se prioritet i ri i Ministres së Jashtme Gervalla, të filloi të merret me diplomacinë konkretisht me lobim pra urgjent ti kontaktoj kompanitë amerikane të lobimit dhe të mos merret me punët administrative të ministrisë, ka thënë Raci për Gazetën Projekti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme