Germin dorëzon ankesë në Supreme për votat nga diaspora, mund t’i drejtohen edhe Avokatit të Popullit

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 13:51 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Germin” ka dorëzuar ankesë në  Gjykatën Supreme kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim e votuesve jashtë Kosovës, raporton Ekonomia Online.

PZAP-ja e ka hedhur si të palejuar ankesën e kësaj organizate kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të datës 11 janar duke e konsideruar këtë të fundit si vendim me karakter teknik, i cili nuk hyn kategorinë e vendimeve që mund të apelohen.

Lirim Krasniqi tha se PZAP-ja nuk e ka trajtuar fare substancën e ankesës kundër verifikimit me telefon të aplikuesëve për regjistrim për votim nga jashtë vendit.

Krasniqi shpreson që Gjykata Supreme të marr parasheh ankesën e tyre.

Tutje ai ka thënë se nëse nuk merret parasysh atëherë do të shohin rrugë të tjera juridike duke dorëzuar ankesë edhe të Avokati i Popullit, raporton EO.

“Ne sapo e apeluam vendimin e PZAP-së, për pranë Gjykatës Supreme. PZAP e ka hedh ankesën tonë ndaj KQZ-së duke mos e trajtuar gjë që ne e konsiderojmë si të padrejtë par shkak se PZAP e ka trajtuar vendimin e KQZ-së si vendim teknik dhe i cili nuk shkel te drejtat themelore”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme