Gërvalla e lë ministrin austriak të presë në veturë për disa minuta

Prishtinë | 14 Qer 2022 | 12:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Alexander Schallenberg, është detyruar ta presë ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, për disa minuta në veturën e tij, para se të takoheshin të martën në Prishtinë.

Schallenberg po qëndron në Kosovë, derisa gjatë ditës së martë është pritur edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi me Gërvallën i paraparë që të ishte i pari nga liderët e Kosovës, është shtyrë paraprakisht nga Ministria e Jashtme, e po ashtu edhe konferenca e përbashkët për media e tyre.

Nuk dihen arsyet e vonesës së Gërvallës për takim me Schallenbergun.

Të ngjashme