Gërvalla mohon akuzat: S’kam qenë as nuk jam dëshmitare e Gjykatës Speciales

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 10:10 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka mohuar akuzat se është dëshmitare e Gjykatës Speciale, raporton Ekonomia Online.

Ajo në një konferencë për medie shtoi se nuk do që të keqpërdorë vizitën e homologut të saj kroat për të folur për këtë çështje, megjithatë, iu është përgjigjur gazetarëve.

Ajo tha se nuk ka qenë e as nuk është dëshmitare e Speciales.

“Për të mos e keqpërdorur vizitën e homologut, për të mos shpenzuar kohën e tij, një përgjigje shumë e shkurtër. Jo, as nuk kam qenë as nuk jam. Mendoj që është përgjigja e mjaftueshme”.

Këto komente ajo i bëri pas takimit me homologun e saj kroat, Gordan Grlić Radman, me të cilin tha se diskutuan për thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat, raporton EO.

“Falënderova homologun kroat për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i jep Kosovës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit. Biseduam për prioritet e politikës së jashtme të Kosovës”.

“Jemi të përkushtuar që të thellojmë bashkëpunimet në këtë drejtim. Biseduam për shtimin e bashkëpunimit në aspektin kulturor dhe përkrahjen për liberalizimin e vizave”.

“Në kuadër të menaxhimit të pandemisë biseduam gjatë dhe ministri më dha një lajm të mirë që do të komunikohet më vonë gjatë ditës së sotme. Do të shtyejmë para bashkëpunimet si njohjen e patentë shoferëve. U ftova më forumin e Dubrovnikut të cilën e pranova me kënaqësi”.

Të ngjashme