Getoar Mjeku emërohet zv.ministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar Getoar Mjekun, zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Mjeku përmes një fotografie në Facebook.

Vendimi është marrë sot, më datë 29 mars.

Qeveria Kurti është formuar më 22 mars, ku pro formimit të saj ishin 67 deputetë kurse kundër 30. Qeveria Kurti ka tre zëvendësministra dhe 15 ministri. Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do ta udhëheq, Rozeta Hajdari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme