Gjini: S’kemi diskutuar për dalje nga koalicioni, veç dialogu mund të jetë pengesë

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 13:30 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se në mbledhjen e strukturave të kësaj partie mesditën e së martës, nuk është diskutuar për dalje nga koalicionin qeverisës, raporton Ekonomia Online.

Edhe pse thotë se anëtarë të partisë kanë deklaruar se nëse dialogu me Serbinë nuk arrijnë qëllimet, mund edhe të lihet Qeveria Hoti.

Madje ai kërkon që në dialogun e nisur në vitin 2011 duhet të punohet edhe më shumë nga pala kosovare.

Kjo pikë sipas tij, mund të jetë diksutabile dhe mund të ndikojë në stabilitetin e koalicionit qeverisës.

“Tema e vetme ka qenë dialogu me Serbinë. E falënderoj ShBA-në për arritjen e kësaj marrëveshje”.

“AAK-ja insiston që disa çështje të shihen edhe një herë, kemi kërkuar që të arrihet edhe më shumë në dialog”

“Vetëm dialogun sot e kemi pas këtë pikë të rendit të ditës. Kosova duhet përgatitet më mirë. Ka pas diskutime,  por sot e vetmja pikë që është diskutuar ka qenë dialogu, pra kjo mund të jetë e vetmja pikë diksutabile brenda koalicionit, kjo është pika me ndjeshme në këtë koalicion”.

“…ka pas deputetë e anëtarë që kanë menduar se duhet këtë çështje të diskutohen më shumë, por sot nuk është diskutuar për dalje, veç dialogu mund të shkaktojë problem, ndonjë gjë tjetër jo”.

Përderisa gjatë ditës anëtarë të kësaj partie kanë deklaruar se është duke u diskutuar dalja nga koalicioni, madje është paralajmëruar shkarkimi i kreut të Qeverisë, Avdullah Hoti, qysh të mërkurën.

Të ngjashme