Gjinovci kritikon Vitinë: Për ministër të padijshëm e që të mbyllë, ja ku jam unë

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Rron Gjinovci ka pasur kritika ndaj masave të reja për parandalimin e koronavirusit, derisa nga akuzat nuk e ka kursyer as ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Gjinovci, në emisionin ‘Pressing’ në T7, i ka konsideruar kontradiktore masat e reja në raport me arsyetimet e dhëna për to, derisa opinionisti hallin e ka pasur edhe për moshat e reja, sipas të cilit preken nga masat e reja, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:
Haradinaj: Kurti e Osmani kanë problem me vetën, e ofenduan mërgatën
“Kosova nuk është si Gjermania, ajo i ka 75% të popullsisë nën moshën 35 vjeçare. Ky është virus që ka lidhje me moshën, fataliteti është 1.28%. D.m.th për 1.28% mbyllet dhe rrezikohet e ardhmja e krejt shoqërisë. Ma së shumti prekën rinia e vendit. 54% e tyre, që janë kaq të papunë. Sendi i parë që të shkon në mendje ty është mbyllja, pa marrë parasysh lidhjen. Për ministër të padijshëm, qe ku jam unë”, deklaroi Gjinovci.

“Për ministër të padijshëm, qe ku jam une. Ministrat nuk janë aty për me thanë unë nuk di, nuk kam përgjigje se qysh kem me dhanë pare. Asnjë vendim që është marrë për pakon e rimëkëmbjes nuk e ka prekë shtresën e ulët të popullsisë. Më falni, por për qashtu kthejeni Armend Zemajn”, shtoi tutje ai.

Reklamë
Në ditën kur u ndërmorën masat e reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit, Gjinovci nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ i konsideroi si “mungesë kreativiteti” masat e reja.

Të ngjashme