Gjoshi: Albin Kurti e harroi turizmin kombëtar

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Albin Kurti e ka harruar Velipojën, Shëngjinin, Kavajën, Durrësin, Vlorën, Sarandën, Dhërmiun, e qindra vende tjera që veç Zoti ka ditë m’i falë.

Kur ishte në opozitë, përmendja e Shqipërisë dhe e forcimit të ekonomisë kombëtare ishte veç një shtihim.

Sot si kryeministër krejt i harroi! Ka mbetur në ishujt grekë dhe nuk po pranon të kthehet as kur një komunë është në emergjencë shëndetësore. Nuk ka kush ta kthejë në Kosovë. Kush e di çka duhet t’i ndodhë qytetarëve të këtij vendi që ai të kthehet në Kosovë.

Të ngjashme