Gjuriq: Asociacioni të formohet nga serbët

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 12:18 | Nga

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka deklaruar sot se Asociacionin e komunave serbe duhet ta formojnë serbët e Kosovës , në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, e jo politikanët shqiptarë.

Kjo deklaratë e tij erdhi një ditë pasi që presidenti i Kosovës i Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryekuvendari Kadri Veseli gjatë një takimi ranë dakord për të filluar formimin e Asociacionit.

Gjuriq lidhur me këtë iniciativë të krerëve politikë kosovarë ka thënë se i ngjan një lloji të lojës politike në të cilën serbët e Kosovës duhet t`i nënshtrohen politikisht atyre, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme