Gjuriq: Caku “kryesor” i Njësisë Speciale ishte Zhelko Bojiq

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se caku kryesor i aksionit të sotëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ishte komandanti regjional i Policisë, Zhelko Bojiq.

“Ai ishte cak i ROSU, u bastis, u mor djali i tij Vasili Bojiq dhe u dërgua në drejtim të panjohur. Është arrestuar edhe një punëtor tjetër i SHPK-së në veri, Rade Basara, i cili ka punuar në raste të rëndësishme”, ka thënë Gjuriq për TV Pink, transmeton klankosova.

Sipas tij gjithë skenari ka qenë i përgatitur që serbët të paraqiten si të kriminalizuar.

“Është një tjetër tentativë për t’i frikësuar serbët, për t’i fajësuar dhe për t’i bërë subjekt të represionit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme