Gjuriq do të tentoj të vijë nesër në veri të Kosovës

Prishtinë | 18 Maj 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

I ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nënjë intervistë për televizionin shtetëror serb ka folur për zgjedhjet e nesërme në veri të Kosovës. 

“Separistët në Kosovë janë të shqetësuar dhe duke pritur se Lista Serbe do të bojkotoj zgjedhjet”, tha fillimisht Gjuriq. 

Ai tha se do të përpiqet që nesër të shkoj në Kosovë. 

“Unë natyrisht si gjithmonë do të përpiqem të jem atje.”, tha qeveritari serb duke shtuar se askush nuk mund ta frikësoj popullin serb. 

Po ashtu ai tha se Kosova ia ka ndaluar hyrjen atij 18 herë vetëm vitin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme