Gjuriq i jep afat Prishtinës për krijimin e Asociacionit

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 08:17 | Nga

Marko Gjuriq e ka përshëndetur vendimin e një pjese të deputetëve të Listës Serbe që përsëri të largohen nga institucionet e Kosovës dhe pret që ata që ndërkohë kanë marr poste kundër politikës së Qeverisë së Serbisë të japin dorëheqje.

Sipas tij një vendim i tillë i kontribon unitetit më të madh serb dhe realizimit të qëllimeve prioritare siç është formimi i Asociacionit të Komunave serbe.

Nëse deri më 15 shkurt, autoritetet e Prishtinës nuk fillojnë me përmbushjen e obligimeve të tyre për formimin e Asociacionit të Komunave serbe, në bashkë me përfaqësuesit serb në Kosovë do ta formojmë vet Asociacionin, ka deklaruar drejtori i Zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq.

Ai ka theksuar se kompetencat dhe qëllimet e Asociacionit do të definohen bashkë me qytetarët dhe në harmoni me nevojat e tyre, ndërsa Asociacioni do të merret me siguri, zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi dhe informimin publik.

“Të gjitha ato që janë të nevojshme për jetën dhe ekzistencën e popullit tonë në Kosovë. Ne nuk do të presim, të lusim për mëshirë në lidhje me atë që na takon”, ka deklaruar Gjuriq.

Sipas tij, formimi i Asociacionit është shprehje e fuqisë, unitetit të popullit serb në Kosovë dhe prej kësaj nuk duhet të frikësohet askush.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme