Graçanicës i kthehen disa prona të AKP-së, vendimi kritikohet nga Hamza

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 13:57 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar kërkesën e Komunës së Graçanicës për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave në pronësi të komunës për qëllim të realizimit të interesit publik.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushteti Lokal, Bashkim Krasniqi, kërkoi që ky propozim të merr miratimin e kabinetit qeveritar, raporton EkonomiaOnline.

LEXO Edhe: Qeveria ndan 30 mijë € për shpenzimet e rivarrimit të heronjve Ahmet Krasniqi e Qazim Jakupi

LEXO Edhe: Marrëveshje për sigurimet sociale me Kroacinë dhe Shqipërinë

“Kërkoj nga qeveria që t’i kthehen për shfrytëzim këto toka komunës, në bashkëpunim me AKP,” deklaroi Krasniqi.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ministritë duhet të kenë në konsideratë edhe kosoton buxhetore.

LEXO Edhe: Themelohet  Komisioni Ndër-Inatitucional për Trajtimim e Ekstremizmit të Dhunshëm

“Duhet ta keni në konsideratë që këto vendime duhet me paraqit edhe kosto për komunat. Edhe me i këqyrë a munden komunat me përballu një kosto të tillë,” është shprehur Hamza para kabinetit qeveritar.

Të ngjashme