Grenelli insiston: Nuk është folur për shkëmbim territoresh

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi e ka mohuar sërish të jetë folur rreth shkëmbimit të territoreve.

Ai ka reaguar në këtë mënyrë rreth konferencës online të Kurtit për mediet ndërkombëtare, organizuar nga “PresseClub Concordia” me seli në Vjenë.

“Nuk ka pasur absolutisht fjalë për shkëmbim territoresh prej meje – dhe nuk është diskutuar prej askujt tjetër në praninë time. Këtë e kemi thënë shumë herë”, ka shkruar ai në Twitter.


Të ngjashme