Grenelli takon zyrtarë të LDK-së, kërkon heqjen e taksës dhe avancimin e dialogut me Serbinë

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

I Dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell, të premten në Berlin ka pritur në takim delegacionin e LDK-së, të udhëhequr nga nënkryetari Agim Veliu.

Ai ka inkurajuar LDK-në që të ruajë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrë vendime të cilat e avancojnë dialogun me Serbinë.

Gjithashtu, Grenell ka përsëritur qëndrimin e mëhershëm të tij për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia.

Ka kërkuar përqendrim në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës.

Ndërkaq delegacioni i LDK-së e ka njoftuar ambasadorin Grenell me përpjekjet që po bëhen për të arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë.

Kjo është komunikata e plotë dërguar mediave:

“I Dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell, u takua sot në Berlin me delegacionin e LDK-së në përbërje të Agim Veliut, nënkryetar i LDK-së dhe Avdullah Hotit e Skender Hysenit, anëtarë të Kryesisë së LDK-së.

Gjatë bisedës, Ambasadori Grenell inkurajoi delegacionin e LDK-së që të ruajë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrë vendime të cilat e avancojnë dialogun me Serbinë.

Ambasadori Grenell, po ashtu, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës.

Delegacioni i LDK-së e njoftoi Ambasadorin Grenell për përpjekjet që po bëhen për të arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme