“Guxo” themelon të mërkurën degën e partisë në Prishtinë

Prishtinë | 29 Gus 2022 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Partia e themeluar nga bashkëpunëtorët e presidentes Vjosa Osmani, “GUXO” ka njoftuar se të mërkurën do të themelojë degën e saj në Prishtinë.

Kuvendi i Degës së “Guxo” në kryeqytet do të mbahet më 31 gusht, ka bërë të ditur partia përmes një njoftimi në media.

“Me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë ne kuvendin për themelimin e deges së partisë “GUXO” në PRISHTINË”, shkruan kjo parti në Facebook.

Nuk dihet nëse kjo parti politike që nuk ka zgjedhur ende organet e partisë do të regjistrohet edhe në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Të ngjashme