Hahn: 2020 datë realiste për vizat, taksa duhet të hiqet

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 18:17 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë se Kosova pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka kryer punën e saj për çështjen e liberalizimit të vizave, raporton Ekonomia Online.

Por, sipas Hahn, kjo çështje është tani te Këshilli i Ministrave të cilët janë duke u marrë më procesin e Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Puna është kryer nga Kosova kur është marrë vendimi dhe pastaj ishte radha jonë ta implementojmë dhe kjo ka përfunduar nga Komisioni dhe më pas nga Parlamenti Evropian. Çështja gjendet tek Këshilli Evropian dhe merr më shumë kohë. Nëse përmendim data, viti 2020 është diçka më realiste, por ndoshta edhe më herët”, tha Hahn.

Komisioneri për Zgjerim, në një konferencë për medie n% përfundim të vizitës në Kosovë, tha se e kupton plotësisht entuziazmin që ka Kosova në raport me vendosjen e taksës 100 për mallrat serbe dhe boshnjake. Por sipas tij, nëse një vend vendosë taksa është në kontradiktë me veten.

“E kuptoj plotësisht këtë gjendje dhe shumë njerëz në këtë vend janë entuziastë lidhur me këtë masë, por duhet marrë parasysh se si do të përgjigjet tregu me këto tarifa. Ne kemi synim mos të kemi taksa dhe tarifa nëpër vendet e BE-së. Nëse një vend vendosë taksa është në kontradiktë me veten. Po përpiqem të ju kuptoj se cilat janë idetë pas një masë të caktuar. Mendoj se ka disa çështje që kanë të bëjnë me treg të lirë dhe duhet të zgjidhen”, shtoi Hahn.

Të ngjashme