Hahn: Taksa po e pengon marrëveshjen e CEFTA-s dhe bashkëpunimin rajonal

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn ka deklaruar se futja e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja po e pengon marrëveshjen e CEFTA-s dhe bashkëpunimin rajonal.

Ai këto komente i bëri në llogarinë e tij në Tëitter pas takimit që pati në Beograd me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Takim i mirë me presidentin, Aleksandar Vuçiq ku kemi diskutuar futjen e tarifave për mallrat nga #Serbia dhe #BiH nga #Kosova, që pengon #CEFTA, #REA, bashkëpunimin rajonal. Ne ramë dakord për nevojën urgjente për de-përshkallëzim. 1/2

“Takim i mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd, ku diskutuam për vendimin e Kosovës për vendosjen futjen e tarifave mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila pengon CEFTA-n dhe bashkëpunimin rajonal. Ne ramë dakord për nevojë urgjente për de-përshkallëzim”, tha ai.

Hahn gjatë ditës do ta vizitojë Kosovën ku do të takohet me presidenti, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradainaj dhe kryekuvendarin, Kadri Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme