Haki Abazi i reagon Grenell-it: Respektoje qeverinë e Kosovës

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, i ka reaguar emisarit të Donald Trump-it për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, Abazi i ka kërkuar atij që të respektoje vendimet e qeverisë Kurti.

Haki Abazi në një intervistë për Gazeten inFokus, ka deklaruar se reciprociteti është forma e duhur ndajë Serbisë.

“Reciprociteti është pjesë e programit të qeverisë është vullnet i votuesve të Kosovës pasi ata e kanë zgjedhur që kjo qeveri duhet të udhëheqë mendoj që SHBA-ja do të jetë gjithmonë në mbështetjen e Kosovës por që edhe Grenell duhet të ketë respekt ndajë qeverisë së Kosovës të zgjedhur në mënyrë demokratike”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri shtoi se Serbi ka vite që lobon kundër Kosvës dhe asnjëherë nuk janë marr masa ndaj saj.

“Ne kemi 20 vite përkushtim nga ShBA-të, për zhvillimi ekonomik ligj dhe drejtësi që nuk ka ndodhur në Kosovë, kjo qeveri ka ndryshuar qasjen edhe ndajë ligjit dhe drejtësisë jemi të pëkushtuar të punojm për vullnetin e popullit, ka deklaruar Abazi për Gazeten inFokus.

Emisari i Donald Trump-it për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, e ka shpërndarë në llogarinë e tij qëndrimin e sotëm të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes të cilit kundërshtohej vendimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Në këtë reagim të Ambasadës thuhet se kundërshtojnë veprimin e fundit të Qeverisë në detyrë, të drejtuar nga Albin Kurti, për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Siç thuhet në qëndrimin zyrtar, SHBA-ja ka qenë e qartë se Kosova duhet ta heqë taksën pa vendosur barriera të reja, sepse, sipas saj, politika të tilla lëndojnë popullin e Kosovës.

Të ngjashme