Haki Abazi s’guxon të merret me Grenellin, “sulmon” gazetarët

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar në lidhje me paralajmërimet se sot mes Kosovës dhe Serbisë do të nënshkruhet marrëveshje ekonomike në Shtëpinë e Bardhë.

Është Haki Abazi, ish-zv/kryeministër ai i cili ka publikuar një shkrim të DW-së, në lidhje me insistimin e SHBA-ve për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë është një hap më afër fusnotës dhe më larg anëtarësimit në OKB.

“Minishcengen, minishenzen… kaos i rrezikshëm në Ëashington me idenë e Geri Selenicës dhe integrimit të ekonomive; më shumë kompetencë për kishën, më pak Kosovë në mardhëniet ndërkombtare, një hap drejt fusnotës dhe më larg ulsës në OKB, më afër asociacionit të zajdenicës në Bruksel dhe shumë dëme në integrimin në BE”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Analiza nga gazetaria serioze dhe profesionale, lexojeni DW për të vërtetuar atë që kemi thënë në vazhdimësi, realitetin e zhvillimeve dhe qëllimet elektorale.

E vërteta nuk vije nga storiet propaganduese nga individ që në gazetari janë për shpëlarjen e parave të vjedhura nga buxhetet publike. Manipulim klasik.

Minishcengen, minishenzen… kaos i rrezikshëm në Ëashington me idenë e Geri Selenicës dhe integrimit të ekonomive; më shumë kompetencë për kishën, më pak Kosovë në mardhëniet ndërkombtare, një hap drejt fusnotës dhe më larg ulsës në OKB, më afër asociacionit të zajdenicës në Bruksel dhe shumë dëme në integrimin në BE.

Serbia ende mban Kosovën në preambulën e kushtetutës përderisa kjo qeveri ka pranuar ta kthej Serbinë në shtëpinë e bardhë pa kërkuar falje qoftë edhe një herë për krimet e bëra…Asnjë amerikan që ka ndihmuat Kosovën në luftë dhe në shpalljen e pavarësisë dhe shtetndërtim nuk e aprovon këtë format dhe këtë lloj të nënshtrimit pa kusht.

Në fushatë elektorale premtimet e politikës së papërgjegjësi janë fjalë të kota dhe pa përmbajtje. Qytetarët nuk mashtrohen nga yelloë-pressi që asnjëherë nuk ka treguar se paratë e kujt po I pastrojnë, në emër të kujt bëjnë zhurmën dhe lansojnë sulme e propagandë të rrejshme dhe pa asnjë fakt.

Të ngjashme