Haradinaj: Askush s’do na ndajë, sovranitetin dhe integritetin e Kosovës do ta mbrojmë me çdo çmim

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka ritheksuar se Kosova nuk do të ndahet.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës do të mbrohet me çdo çmim.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme