Haradinaj bën homazhe në Gllogjan

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 12:22 | Nga

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka bërë sot homazhe në Gllogjan.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se sot ka nderuar heroin e kombit, Skënder Çeku.

“Sot në Gllogjan në nderim të Heroit të Kombit, luftëtarit të madh Skënder Çeku.

Skënder Çeku ishte ideatori dhe luftëtari i paepur i të gjitha kohërave, andaj sot me respekt përulem para veprës së tij.

Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit!”, ka shkruar Haradinaj.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme