Haradinaj: Dëmi që i është bërë sektorit të Shëndetësisë nga Qeveria Kurti është rreth 25 milion euro

Prishtinë | 14 Kor 2022 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Kyretari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka thënë se për shkak të mos aprovimit të Ligjit të Pagave në Kosovë, janë shkaktuar shumë dëme në sektorin e shëndetësisë.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti padrejtësisht po i mban paratë e mjekëve, infermierëve, farmacistëve e drejtuesve tash e një vit, përfshirë edhe inflacionin dhe shtesën e obligueshme vjetore e që dëmi sipas tij është rreth 25 milion euro.

Postimi i plotë:

A e dini sa i madh është dëmi që i është shkaktuar personelit shëndetësor në Kosovë, për shkak të mosaprovimit të Ligjit të Pagave?

Dje e kam paraqitur para jush vetëm dëmin e shkaktuar ndaj mjekëve specialistë, e sot për mbarë personelin shëndetësor. Dëmi që i është bërë sektorit të Shëndetësisë nga Qeveria Kurti, e cila padrejtësisht po i mban paratë e mjekëve, infermierëve, farmacistëve e drejtuesve tash e një vit, përfshirë edhe inflacionin dhe shtesën e obligueshme vjetore është rreth 25 milion euro.

Nesër do të paraqes dëmin e shkaktuar Policisë së Kosovës.

Të ngjashme