Haradinaj: Do t’i kemi 20 deputetë në Kuvend

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 22:08 | Nga Ekonomia Online

Daut Haradinaj nga AAK-ja ka thënë se nga zgjedhjet e 14 shkurtit ky subjekt politik do t’i ketë mbi 20 përfaqësues në Kuvendin e Kosovës.

“Matematika jonë është shumë e thjeshtë. Domethënë mendimin e kemi për me dalë 20 deputetë plus. Ky është qëllimi dhe është pretendim real. Nuk jemi duke parë ëndrra, por në bazë të asaj që shohim në terren, në bazë të listës po ashtu, të kaluarës tonë, në bazë të kryetarëve të komunave që kanë punuar fort”, është shprehur ai në Kanal10.

Ai këtë ka thënë se e bazon duke pasë parasysh numrin e komunave me të cilin qeverisin.“Aleanca është më e madhja në pushtet lokal. Ne jemi me shtatë komuna në nivel të qeverisjes. Jemi partia e parë dhe ajo ka me u përkthyer në votë detyrimisht. Në 13 komuna bashkëqeverisim”.

Të ngjashme