Haradinaj: Edhe pas 17 vjetësh drejtësinë kosovare e udhëheqin njerëzit e Millosheviqit

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 14:33 | Nga

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se duhet të bëhet ligji për “Vetting-un” (sipas modelit të Shqipërisë për pastrimin e njerëzve nga institucionet me të kaluar të dyshimtë) që të mos udhëheqin më institucionet njerëzit që i kanë shërbyer sistemit në kohën e ish-Jugosllavisë.

Ai ka thënë se ka informacione që në institucione të larta të Kosovës udhëheqin ende njerëz që bashkëpunojnë me zyrën e prokurorit në Nish.

“Kemi informata që këta njerëz permanent bashkëpunojnë me zyrën e prokurorit në Nish. Janë struktura të larta të Policisë. Urgjentisht “Vettingun” me shti ligjin për zyrtarët e lartë të shtetit. Mjaft më pas 17 vitesh ta udhëheqin drejtësinë njerëzit e Millosheviqit”, ka thënë Haradinaj në seancën Kuvendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme