Haradinaj flet për sfidat për formimin e Ushtrisë

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit ish-kryeminister i vendit, Ramush Haradinaj, në një intervistë eksluzive për Aleanca.press, ka folur për shumë tema të pashtjelluara më parë.

Në kujtim të dyvjetorit të formimit të Ushtrisë së Kosovës, Haradinaj ka shpalosur sfidat deri te vendimi për formimin e kësaj ushtrie.

“Është arritur të krijohet një besim i ndërsjelltë i Kosovës me aleatët tanë të sigurisë, me NATO-n, me Amerikën. Pra, me miratimin e tyre, jo në mënyrë unilaterale, Kosova të votojë ushtrinë e vetë, t’i jepte detyrat e ushtrisë Forcës së Sigurisë së Kosovës, që atëherë ka rezukltuar me tri ligje: Ligjin për Ministrisë e Mbrojtjes , Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në këto ligje, Kosova krijon ushtrinë e vet, me detyra te pastërta, mbrojtjen e tërësisë territorial të rendit kushtetues, pra sovranitetit të kufijve realisht”, theksoi Haradinaj.

Tutje, në këtë intervistë, Haradinaj potencoi se ka pasur shumë sfida në formimin e ushtrisë, pasi fillimisht duhej besimi i aleatëve të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme