Haradinaj jep detaje për vizitën në ShBA: Dy marrëveshjet me Serbinë në të mirë të qytetarëve

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 15:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për medie.

Nga aty Haradinaj ka thënë se kujdesi i institucioneve për Policinë e Kosovës është rritur dukshëm, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria nuk mundet të dërgojë ligjet që janë pensionimi i parakohshëm dhe sigurimi shëndetësor”, tha Haradinaj.

Haradinaj foli edhe për vizitën që do të bëjë në ShBA. Tha se atje po shkon për lutjet e mëngjesit dhe me agjendën.

“Është mirë sa më shumë prej Kosovës të shkojmë atje. Do të shkoj për lutjet e mëngjesit dhe kam një agjendë që është shumë e ngjeshur. Temat i kemi të përbashkëta dhe dëshiroj që të jemi në kohë me ato tema”.

“Në Amerikë e din qëndrimin tim dhe shkoj për t’i avancuar ato mendime. Nuk është e mirë kur kemi mendime të ndara, por është mirë kur territori të ruhet. Ato tema që janë kundër interesit është mirë të jemi gjithë bashkë”.

Haradinaj foli edhe për dy marrëveshjet e nënshkruar me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

“Sot ose nesër do të takohemi me gjithë ata që ishin në atë takim. Dy marrëveshjet janë ndihmesë e qytetarëve dhe në ndihmesë tonën. Ne më shumë i japim përkrahje qytetarëve tanë. Marrëveshjet zakonisht njëherë janë materie për diskutim për analizë, ne e kemi arrit një diskutim për të besoj ose sot ose nesër do ta vazhdojmë një takim të punës, për të gjithë ata që janë të kyçur këto marrëveshje edhe kjo për hekurudhën janë ndihmesë për qytetarët e Kosovës në interes tonin, e dini sa numër i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë nëpër Serbi ne i japim më shumë mundësi qytetarëve tonë për qarkullim të lirë. Të gjitha këto marrëveshje janë ecje përpara, janë forcim i sovranitet tonë. E shoh se ka një hezitim, skepticizëm se s’jemi mësu me lajme të mira”, thotë Haradinaj.

Ai shton se sa më shumë tema që të zgjidhen në mes të dy shteteve, afrohet njohja reciproke.

“Sa më shumë tema që hjeken mes nesh dhe Serbisë, mbetet më pak, ajo më pak është njohja reciproke në kufijtë ekzistues. Shpresoj që të shfrytëzohet kjo kohë që të përgatitet kontrata për njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të vjen edhe dita kur të ndodhë një takim intensiv deri në marrëveshje për njohje që do të ishte edhe interesa i yni, shpresoj që kjo energji e ambasadorit Grenell të shfrytëzohet edhe nga BE-ja dhe Berlini zyrtar, një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë kërkon darkodimin e të gjithëve, të SHBA-së dhe BE-së që mbulon një konto financiare të të dy vendeve tona, shpresoj që të bashkohet kjo energji të shkurtojmë kohën”, shton kryeministri në detyrë, duke pohuar se nuk mund të bëhet fjalë për një marrëveshje të shpejtë, pasi që është pritur që 20 vjet për këtë gjë. Ai tha se pas planit të presidentit amerikan për Lindjen e Mesme, presin ide konkrete edhe për rajonin.

“S’mund të jetë marrëveshje e shpejtë, kemi pritë 20 vjet për një marrëveshje të tillë. Plani i presidentit Trump për Izraelin dhe Palestinën na jep një shpresë të madhe që mund të vijnë me një ide konkrete edhe për rajonin tonë, nuk besoj që SHBA do të shtijnë letra miliona dollarë se ne jemi në Evropë, po është me rëndësi që të arrihet te marrëveshja”, tha Haradinaj.

Të ngjashme