Haradinaj: Ka ardhur koha për Fillimin e Ri

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 11:17 | Nga

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj po vazhdon fushatën së bashku me kryetarin e PDK-së Kadri Veselin.

Ai përmes facebook-ut ka bërë të ditur se edhe sot kanë filluar ditën së bashku me Veselin ku kanë vizituar të rinjtë në ICK.

Postimi i tij i plotë:

Dita e mirë shihet me mengjes!

Sot e filluam bashkë me z. Veselin, një mengjes pune së bashku me ekipin e të rinjve kreativ dhe inovativ nga ICK.

Rinia e Kosovës është rini e kohës së inovacionit, teknologjisë informative dhe e aplikacioneve.

E pëlqej ta quaj “Tech-Dardanians”, një zonë e veçantë inovative e biznesore që siguron infrastrukturen e nevojshme për kompanitë tona të fushës inovative, teknologjike dhe programuese – të gjitha në një vend.

#KaArdhëKoha për #FillimineRi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme