Haradinaj në Gjilan: Votojeni Kadri Rexhepin nëse doni zhvillim si në qeverisjen nacionale

Gjilan | 06 Tet 2017 | 22:50 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në tubimin qendror të hapjes së fushatës në qytetin e Gjilanit, i ka porositur gjilanasit që të besojnë në Rexhep Kadriun dhe njerëzit e tyre.

“Ju ftoj më 22 tetor të bëjmë të mundur vazhdimin e ndryshimit “, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke kërkuar votën për nënkryetarin e deritanishëm të Gjilanit.

“Mundeni me pa punën e Rexhepit, i cili si nënkryetar nuk është ndalë kurrë. Nëse Rexha do të ishte në krye të qeverisë lokale do të shihnit një zhvillim, sikurse që po ndodh tani në qeverisjen nacionale”, tha kreu i AAK-së.

“Te fëmijët do të mbërrijmë edhe me kifle, edhe me shtesa të tjera… Gjilani ka me u ndërtu”.

Më pas, ai ka folur për punët që po bëhen në nivelin qendror. “Akciza e liruar për tregtarët nga sot do të ndikojë në luftimin e korrupsionit”.

Ai ka thënë se shkarkimi i bordeve, të cilin e ndërmori para disa ditësh, ka qenë kusht nga BE-ja, e kjo deri më tani nuk ka mundur të ndodhë “pasi ata persona e kanë pasur dikë të fortë mbrapa”.

E kandidati për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka thënë se për katër vite, Aleanca në Gjilan e ka përmbyllur pa asnjë akuzë qeverisjen bashkë me LDK-në.

“Po e kërkojmë besimin. Nuk kisha mundur nëse s’kisha qenë faqebardhë para jush. Për katër vjet prita mbi 15 mijë qytetarë mbi 12 mijë i vizitova aty ku ka nevojë qytetari. Kjo më jep forcë e motiv që unë të kërkoj votën tuaj”, u shpreh Kadriu.

“Arsye tjetër pse po e kërkoj votën tuaj është se zhvillimi dhe ndryshimi i Gjilanit nuk bëhet duke i ngritur dy gishta e grushta, po ndryshimi bëhet me punë. Aleanca me ekspertët që i ka, del me platformë para qytetarëve”.

“Me kryeministrin bashkë do të punojmë për ndërtimin e autostradës e unazës së jashtme 23 metra të gjerë me 4 korsi, që do të ketë lidhje me autostradën. Pika kryesore e Aleancës është zhvillimi ekonomik”, theksoi Rexhepi.

E nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se ndryshimi nuk do të fillojë më 22 tetor, ngase, sipas tij, ndryshimi tashmë ka filluar me qeverisjen e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Të ngjashme