Haradinaj në Suharekë: Prodhimin e kemi traditë, t’i përkrahim bujqit

Suharekë | 27 Sht 2019 | 10:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj po merr pjesë në festën tradicionale “Festari 2019″, në komunë e Suharekës, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht ai ka zhvilluar një takim me kreun e kësaj komune, Bali Muharremaj.

Më pas ai ka parakaluar nga Komuna deri te Muzeu i Qytetit, për të marrë pjesë në ekspozitën e prodhimeve vendëse.

Haradinaj, tha se prodhimi është traditë dhe kulturë e kësaj ane, prandaj edhe duhet të përkrahen bujqit.  

“Kjo festë i nxjerr në dritë vlerat sublime të vendit tonë. Theranda po i bënë nder edhe Kosovës. Në një ngjarje të tillë prodhimi është traditë e Therandës, por edhe kulturë e traditë që e kemi si Kosovë. I uroj bujqit për të arriturat e tyre. Uroj që Theranda të jetë më e fortë qind për qind më e forta në Kosovë”.

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, tha se vendosja e taksës prej 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja ka ndikuar që të rriten prodhimet vendëse.  

“Këto janë prodhimet e qytetarëve të Suharekës. Vendosja e taksës ka bërë që prodhimet vendore të rritën në vend. Bujqit e Therandës do ta kenë vazhdimisht përkrahjen e komunës”.

Kurse nga ora 13:00 do të marrë pjesë në organizimin e lojërave popullore dhe ne 13:30 në degustimin i verës dhe vjeljen e rrushit.

Të ngjashme