Haradinaj: Po presim propozimin e AKR-së për ministër të Brendshëm, na pret shumë punë

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 15:29 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbyllje të mbledhjes së sotme të Qeverisë ka thënë janë duke pritur nga Aleanca Kosova e Re që të propozojnë dikë për ministër të Punëve të Brendshme.

“Jemi në pritje nga AKR-ja për të propozuar dikë për ministër. Punë kemi boll, na pret shumë punë”, ka thënë Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Kjo pozitë ka mbetur e zbrazët që prej shkarkimit nga kryeministri të Flamur Sefajt para dy javësh, pas skandalit të arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Haradinaj shkarkoi Sefajn me arsyetimin se ai nuk e ka njoftuar atë për këtë veprim.

Haradinaj ka kërkuar lirimin nga detyra edhe të shefit të AKI-së, Driton Gashi, i cili dje ka pranuar kërkesën e kreut të ekzekutivit për tu larguar nga kjo pozitë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme