Haradinaj s’i komenton rezultatet e para: AAK-ja është rritur

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 19:15 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur konferencë për medie, raporton EkonomiaOnline.

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga AAK-PSD nuk ka dashur të komentojë raportimet që tashmë kanë filluar të jepen se cila parti është e para, por theksoi se kanë hetuar një rritje për Aleancën, dhe tha se këto zgjedhje kanë treguar një pjekuri politike.

“Edhe pse kanë filluar me u dhanë rezultate nuk po dha rezultate, këto zgjedhje kanë shkua në mënyrën më të mirë të mundshme, në këto zgjedhje është hera e parë që kemi mundur me votua veç me dokumente të Kosovës, u vërtetua që mandati është mirë me iu kthye popullit”.

“Hetohet një rritje për aleancën me dhanë rezultat është vështirë, fakti që kanë dal ma shumë qytetarë është tepër e rëndësishme”, tha ai.

Të ngjashme