Haradinaj: Sot festojmë edhe ne, krah për krah më miqtë tanë

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në ceremoninë e organizuar në Bondsteel me rastin e 243- vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së, ku ka takuar marinsa amerikanë dhe i ka uruar ata për këtë ditë të veçant​ë duke shprehur edhe falënderimin ndaj tyre për shërbimin e kujdesin dhënë Kosovës.

Haradinaj i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e pakursyer në të gjitha proceset e shtetndërtimit, angazhimin e tyre të vazhdueshëm në krijimin e një rajoni të sigurt për vendin dhe rajonin në përgjithësi.

“Nuk ka mënyrë më madhështore se të bashkohesh për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kampin Bondsteel, për të festuar mes marinsave, grave dhe burrave amerikanë, që kujdesen për lirinë tonë në partneritet me strukturën tonë të sigurisë, dhe që janë në shërbim të mbrojtjes së paqes anë e mbanë botës”, ka thënë Haradinaj dhe vlerësoi se Kosova dhe Amerika ndajnë vlerat e përbashkëta, duke nderuar të gjithë ata që janë flijuar për ta ngritur ShBA-në, si vendi i idealeve të lirisë dhe demokracisë, për të gjithë.

Ndër tjerash, Haradinaj tha se sot, festojmë edhe ne, krah për krah më miqtë tanë.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme