Haradinaj tregon pse iu drejtua Kushtetueses, kërkon nga Thaçi t’i shpallë zgjedhjet

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 12:18 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ramush Haradinaj ka komentuar kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim të dorëheqjes nga posti i kryeministrit, raporton EkonomiaOnline.

Ai tha se si kryeministër i dorëhequr nuk po mund ta lë vendin në kaos duke hequr dorë nga përgjegjësitë deri në zgjedhjet e reja.

“Kam dorëzua në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të interpetua dorëheqjen time, a nënkupton dorëheqje dhe një kujdestari pra një vazhdim të kujdestarisë edhe pse zyra ligjore e ka vlerësua kështu në bazë të përvojave të mëhershme. Kam dhënë dorëheqje, një qeveri duhet me dalë nga zgjedhjet por deri ta bej, kush mban përgjegjësi. Këtë përgjigje nuk po e jep kështu dhe unë nuk po guxoj ta lë vendin në kaos deri në zgjedhje”, tha ai.

Ndërsa, shtoi bindshëm se zgjedhjet nuk do të shtyhen për shkak të përgjigjes nga kjo Gjykatë.

E me këtë veprim ai tha se po tenton të krijojë shembull për herët e tjera në rast të dorëheqjes së kryeministrit.

Jo, jo. Kam kërkua nga presidenti parlamentit e partitë me i marrë vendimet e duhura me i shpallë zgjedhjet mos me u vonus. Vetë partia ime thërrasim shpërndarjen e parlamentit. Kjo nuk ëshë me ndërhy në afate të zgjedhjes por me krijua shembull për herët e ardhshme. Kushtetuta jonë nuk e ka precizua se si veprohet kur kryeministri jep dorëheqje. Këtë nuk e bëj vetëm për vete por Kosova duhet më pasë një rregullore që e përcakton këtë”, tha ai.

Haradinaj tha se ka kërkuar nga nënkryetari i AAK-së, që të fillojë konsultimet me partitë tjera për shpërndarjen e Kuvendit.

“Unë kam kërkuar nga nënkryetari i partisë me fillua konsultat me partitë me u shpërnda kuvendi. Pra mos me u vonua zgjedhjet. Mirë është me i zbatua afatet kohore”, th ai.

Vazhdimin e detyrës e arsyetoi se nuk mund të lejojë ta lë vendin në vakuum.

“Si kryetar i qeverisë nuk kam interes pas dorëheqjes me ardhë në qeveri, as nuk vi se është fllad, por vi mos me lënë vakum qeverisës. Nevojitet koha me vrapua pas votuesve duhet me i krye punët”, th ai..

Haradinaj përsëriti se AAK shkon e vetme në zgjedhje, ndërsa tha se deklaratat se e dorëheqja e tij ka qenë kalkulim politik, nuk janë të vërteta.

“Nuk po di qysh, le ti bëjnë edhe këta vetit ashtu dhe e pranoj si kalkulim politik”, tha ai.

Kreu i Qeverisë, bëri thirrje tek kompanitë që të mos i rrisin cmimet për bashkatdhetarët nga diaspora.

“Bëj thirrje të gjitha kompanive të mos e bëjnë këtë gjë. Ne dueht me bë kudjes ndaj kësaj”, tha ai.

Të ngjashme