Haradinaj u prit nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 16:43 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Shqipëri, është pritur në takim nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Në takim, të dy kryeministrat kanë biseduar për zhvillimet politike në rajon dhe për aktivitetet që do të organizohen në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Kryeministri Haradinaj dhe kryeministri Rama, po ashtu kanë biseduar edhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mbledhjen e dy qeverive, në veçanti ato në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme