Haradinaj: Vizat do të hiqen shpejt, s’duhet të tregohemi të dobët para BE-së

Vushtrri | 15 Kor 2019 | 15:24 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është shprehur se Kosova nuk e ka larg vendimin për heqjen e vizave, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit gjatë vizitës në Vushtrri shtoi se ky proces nuk lidhet me taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.

“Shikoni vizat nuk i kemi larg sot kemi pas Ministrin e Shëndetësisë Federal të Gjermanisë, kam biseduar edhe me to për këtë temë. Nuk është larg dita e marrjes së vendimit për vizat pra nuk është e lidhur me taksën sikurse të na vendosshin liberalizimin krijon një atmosferë krejt tjetër në Ballkan”.

“…për shkak që ne jemi të vetmit të izoluar plus i kemi kryer kriteret kërkesa për pezullim të askënd ekziston dhe është prezantuar unë mendoj që është një kërkesë me na disiplinu, që na me pranuar në një zgjidhje me më shumë kompromise në një marrëveshje finale me Serbinë e vërteta është që prej nesh nuk ka mbet çka me dhanë”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se Kosova nuk është mirë me dhënë shembuj të dobësimit dhe dorëzimit para shteteve anëtare të BE-së, derisa u shpreh se raporton EO.

“Ne i kemi kryer obligimet që i kemi pasë, e vërteta është që s’kemi çka me dhanë për njohje, por mund ta jepim një partner ekonomik për Serbinë pasi kur të na njeh Serbia, hiqet edhe taksa, taksa është kriter se jemi shtet ajo nëse ne lëshojmë pe për njohje do ta kemi më vështirë”.

“Franca e ka njohur Kosovën shtet sovran, në territorin e vet në kufijtë e vet dhe ka këtë qëndrim sa i përket marrëdhënieve tona, raporti i tyre nuk ndryshon në marrëdhëniet me Kosovën. Kosova nuk është mirë me dhanë shembuj të dobësimit, dorëzimit apo nënshtrimit në etapën finale”.

Të ngjashme