Haradinaj: Vulën e AAK-së e kanë shumë të arritura në Kosovë

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 12:22 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shënuar 21-vjetorin e themelimit. Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj tha se AAK-ja mban vulën e proceseve të angazhimit për shtetësi, raporton Ekonomia Online.

Ai po ashtu tha se brezi i ri politik në AAK veproi bashkë me qytetarët dhe me Kosovësn nëpër sfidat e lirisë deri në pavarësinë e vendit dhe se vazhdon të veprojë edhe sot për Kosovën me një ekonomi të fortë, të sigurtë, anëtare të NATO-s të prirë nga Amerika e gjithashtu anëtare të OKB-së.

Në një aktivitet të organizuar nga AAK-ja në parkun Gërmia, Haradinaj tha se AAK-ja ka realizuar të gjitha premtimet e dhëna.

“Aleanca dallon nga partitë e tjera, për faktin jo vetëm se i artikulon bukur interesat e Kosovës por edhe i realizon ato. Vulën e Aleancës, e kanë shumë të arritura të Kosovës që nga liria, infrastruktura bazike, rifillimi i jetës në Kosovë, qeverisjes komunale, shërbimeve për qytetarë në çdo kohë dhe me respekt. Vulën e Aleancës, e kanë shumë të arritura të Kosovës që nga liria, infrastruktura bazike, rifillimi i jetës në Kosovë, qeverisjes komunale, shërbimeve për qytetarë në çdo kohë dhe me respekt. Vulën e Aleancës e kanë edhe krijimi i ministrive të para të drejtësisë dhe rendit publik në vitin 2005. Po ashtu vulën e Aleancës e kanë të gjitha proceset e angazhimit të Kosovës deri në pavarësi, ndërsa në qeverisjen e dytë, vulën e Aleancës e kanë të gjitha punët që janë sot themel i shtetit tonë”.

“Ne vendosëm vet, nuk dialoguam me Serbinë, vendosëm vet për taksën dhe reciprocitetin, vendosëm vet për sovranitetin tonë duke mbrojt ekonominë e Kosovës. Ne vendosëm vet për Ushtrinë e Kosovës e cila me mandat kushtetues mbron Kosovën në gjithë territorin e saj. Ne vendosëm vet për Trepçën, ne vendosëm vet për pavarësimin energjetik. Vulën e Aleancës e kanë edhe aktet që dikur e edhe sot çmohen nga të gjithë: dorëheqja e parë e kryeministrit të qeverisë së vendit, ashtu edhe dorëheqja e dytë, përballja me dinjitet para aktakuzave me Tribunalin ndërkombëtar dhe pafajësia e pastërtia e Luftës së UÇK-së”.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë, të punojmë, ndërsa të tjerët do të vazhdojnë t’i flasin punët tona. Vulën e Aleancës e ka edhe Ligji për Pagat, që ende po mbahet pezull si i tillë. Vulën e Aleancës e ka Ligji për Kryeqytetin, Implementimi i Ligjit për Obiliqin. Vulën e Aleancës e ka edhe rikthimi i prodhimit energjetik në KEK, e edhe shumë punë të tjera në arsim, shëndetësi, kulturë, por, ajo që është me rëndësi, vulën e Aleancës e ka gjithmonë qytetari i vendit i cili çdo herë mund të llogaris në ne, si në kohën e refuzimit të Planit 6 pikësh të Ban Ki Munit, si në kohërat e vështira të sotme, të përballjes me “non papers”, shtoi Haradinaj.

Bashkë me të parin e AAK-së u panë edhe një grup i të rinjëve që tashmë janë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas fjalimit të mbajtur për media nga Haradinaj, ky i fundit vazhdoi shetitjen e tij nëpër parkun e Gërmisë ku u pa se u përshendet nga shumë njerëz që sot shfrytëzuan motin e ngrohtë për të kaluar kohën në këtë park.

Por njëra nga përshëndetjet për Haradinajn ishte shumë e veçantë, ishte një fëmijë i cili u afrua për të përqafuar kreun e AAK-së duke i treguar se e do shumë dhe nuk heziton ti tregojë edhe arsyen se pse e do aq shumë.

“A e din pse te du?… Sepse ti je ushtar”, u shpreh Leon Grajqevci djaloshi i vogël i cili nuk ndalonte së përqafuari Haradinajn.

Dihet se gjatë Luftës Çlirimtare, Haradinaj ka qenë Komandant i Zonës Operative të Dukagjinit e pas çlirimit zv.komandant i TMK-së, nga e cila me gradën e Gjeneralit është larguar për të themeluar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kujtojmë se i pari i AAK-së njihet si njeri që jeton jetë të shëndetshme dhe gjindet shumë shpesh duke vrapuar parkut të Gërmisë.

Ky event në Parkun e Gërmisë, dallon nga organizimet tradicionale, për shkak të pamundësisë së tubimit të të gjithë të interesuarve për të festuar ditëlindjen e Aleancës, pasi që situata pandemike dhe rekomandimet e IKSHPK-së, nuk lejojnë tubime të mëdha.

No description available.
No description available.

Të ngjashme