Haradinaj: Zgjedhjet e 6 tetorit janë referendum për Kosovën

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit janë referendum për Kosovën.

Sipas tij, këto zgjedhje do ta marrin miratimin e fuqishëm të qytetarëve të vendit,

“Me njerëz të përkushtuar projekti 100 për-qind shtet do të jetësohet”.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook

“Në vijim të takimeve konsultuese me degët, sot me kryetarët dhe përfaqësuesit e Aleancës për Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë dhe Dragash, në frymë bashkërëndimi ndërmjet strukturave partiake, konstatuam se zgjedhjet e 6 tetorit janë referendum për Kosovën, unike dhe sovrane, që do ta marrë miratimin e fuqishëm të qytetarëve të vendit. Me njerëz të përkushtuar projekti 100% shtet do të jetësohet!”

Të ngjashme