Haradinaj zotohet për përkrahje të punëtorëve të kompanisë ‘Pastrimi’: Pastrimi i kryeqytetit është obligim i përbashkët

Prishtinë | 21 Gus 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj nuk po ndalon së punuari për kryeqytetin dhe punën po e bënë duke qenë i pranishëm në terren dhe duke u marrë personalisht me problemet dhe nevojat e Prishtinës.

Haradinaj në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një video ku shihet duke bërë punën e pastrimit të kryeqytetit se bashku me punëtorët e kompanisë regjionale të pastrimit ‘Pastrimi’, ku u shpreh se mbajtja e pastërtisë së kryeqytit është obligim i përbashkët “Mirëmbajtja dhe pastrimi i kryeqytetit është obligim i përbashkët”, ka shkruar Haradinaj krahas videos së shpërndarë.

Në këtë video Haradinaj shihet i veshur më uniformën e punëtorëve të pastrimit, duke u ndihmuar atyre në pastrimin e pjesëve të ndryshme të kryeqytetit e ku ai zotohet se gjatë mandatit të qeverisjes së tij do funsionoj programi ‘Eco City’ ku do bëhet sistemimi i të gjitha shërbimeve komunale të pastrimit, mirëmbajtjes dhe trajtimit të mbeturinave, planifikimi, mobilizimi, ekzekutimi dhe monitorimi i të gjitha aktiviteteve, pajisja me kamionët elektrik për rrugët e ngushta, menaxhimi i kontejnerëve të mbeturinave, kalendari i grumbullimit – Eco City i cili do të shpërndahet në të gjitha vendbanimet, ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrja e qytetarëve.

Po ashtu Haradinaj bëri të ditur se nën qeverisjen e tij në Prishtinë do ketë përkrahje të pakushtëzuar për kompaninë e pastrimit ku prioritet do jetë ndarja e tokës për realizimin e projektit nga KFW me buxhet mbi 38 milionë euro “Keni me pas përkrahjen e fortë shpresojë, po kem qef jo vetëm unë po me e pa edhe kryeqyteti jonë punën e madhe që ju e bëni, puna e marë edhe juve edhe njëherë e suksese”, u drejtohet Haradinaj punëtorëve të kompanisë ‘Pastrimi’.


Kujtojmë që nga analistë dhe po ashtu edhe nga zyrtar të partive të tjera politike, puna e Haradinajt për Prishtinën është vlerësuar lartë.

Ndryshe i fundit ka qenë gazetari Valon Syla i cili tha se lista e Daut Haradinajt është e kompletuar nga shtresa të ndryshme të kryeqytetit e që rezultati i kësaj do jetë një befasi e madhe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti.

https://fb.watch/7wFHUBwHS2/

Të ngjashme