Hasani: AAK-ja ka nis që ta rikthejë Forumin e Gruas në komuna dhe qendra

Prishtinë | 21 Pri 2021 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i AAK-së Bajram Hasani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se tashmë aktivistja e AAK-së Sevdije Syla është emëruar u.d kryetare e Forumit të Gruas në Gjilan.

Hasani ka shkruar se AAK-ja ka nisur që të rikthejë Forumin e Gruas në komuna e qendër.

Postimi i plotë:

Aktivistja e ditëve të para të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Sevdije Syla prej sot është emëruar u.d kryetare e Forumit të Gruas në Gjilan.

Për neve është nder që e kemi në mesin tonë një profesoreshë të nderuar, aktiviste të devotshme e intelektuale si zonja Syla.

Ajo do të jetë në krye të këtij forumi deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.

AAK tashmë ka nisur që të rikthejnë Forumin e Gruas në komuna e qendër.

Të ngjashme