Hasani: Pa media të lira, Kosova s’iu bashkohet shoqërive perëndimore

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 12:06 | Nga

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka uruar gazetarët në ditën e lirisë së shtypit. Hasani ka vlerësuar se liria e shtypit siguron ndërtimin e një shoqërie dhe shtetit demokratikë.

Ai ka theksuar se pa media të lira Kosova nuk mund t’i bashkohet shoqërive perëndimore.

“Liria e shtypit është vlerë që shtyn përpara ndërtimin e shoqërisë dhe shtetit.

Gazetarët janë gur themel demokracisë dhe ne si Kosovë duhet t’u ofrojmë gjithë hapësirën e nevojshme që ata të mund të kryejnë misionin e tyre.

Pa media të lira, të cilat raportojnë dhe godasin të metat në shoqërinë tonë, Kosova nuk mund t’i bashkohet shoqërive perëndimore.

Urime, Dita e Lirisë së Shtypit!” ka shkruar ministri Hasani në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme