Hasani: Qeveritë kanë heshtur për masakrën e burgut të Dubravës

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 12:12 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës po e mban një seancë të veçantë në 20 vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, raporton Ekonomia Online.

Deputeti Nait Hasani, një nga të mbijetuarit e masakrës në Burgun e Dubravës, ka thënë se kjo masakër ka qenë e planifikuar nga shteti serb. Sipas tij, këtë e dëshmon fakti që të burgosurit i kanë mbledhur nga burgjet e tjera dhe i kanë sjellë në Dubravë.

“Kërkojmë të trajtohet një nga masakrat më të tmerrshme të ndodhura në 99 në burgun e Dubravës nga gardianët dhe të burgosurit serb mbi të burgosurit shqiptarë. Ne mendojmë se qëllimi i masakrës ka qenë i planifikuar mirë. Këtë e dëshmon mbledhja e të burgosurve në burgun e Dubravës që na sollën mua dhe të tjerë nga burgje të tjera na mblodhën nga 29 prilli 99 deri nga mesi i majit. Këtë mbledhje të të burgosurve ishte mish për tokë sepse Serbia e kishte bërë pistën e avionëve pas tërheqjes së të burgosurve shqiptarë nga burgje tjerë. Për t’i mbrojtur këtë strukturë raketore dhe kur NATO të sulmojë këtë burg, ndërkohë që policia serbe kishte dalë jashtë e neve na kishin lënë brenda”, tha Hasani.

Hasani ka thënë se për këtë masakër është bërë kallëzim me 19 janar të vitit 2007.

Ai ka thënë se Masakra e Dubravës nuk mund të kalohet pa e ditur se ku është Ukshin Hoti.

“Këtu kemi kallëzimin penal që i është bërë nga shoqata e të burgosurve dhe asnjë vendim nuk është bërë prej asaj kohe. Vrasjet u bënë nga ata që kishin marrë përgjegjësinë t’i mbrojnë, por këta kriminelë na vranë pa marrë parasysh konventat ndërkombëtare. Nuk kund të kalohet masakra e Dubravës pa e ditur ku është Ukshin Hoti. Të gjithë e dinë se Hotin e ka marrë nga burgu Branko Kumadina. Të gjithë e dinë se kush ka qenë komandant dhe e dinë ata se ku është dhe ku ka qenë fati i Ukshin Hotit pas daljes nga burgu. Këta kriminelë shëtisin edhe sot në liri. Dikush është bë drejtor, gardianët janë shpërbly me pozita për masakrat që kanë bërë”, tha ai, raporton EO.

“…Ky është krim që ndëshkohet me të gjitha ligjet. Këta kriminelë duhet të ndëshkohen. Askush nuk ka qarë kokën deri më sot për këtë masakër. Askush nuk di kush ka kërkuar nga ndërkombëtarët të heshtin. Për këtë masakër në burg nuk ka qarë kokën as prokuroria e Pejës kur e kemi bë publike kallëzimin penal. Kërkoj nga ministri i Drejtësisë pse është heshtë kjo masakër nga kush është heshtë. Mua dhe të tjerëve të mbijetuarve na intereson cili është qëllimi i heshtjes së kësaj masakre”.

“…Këtu kemi edhe librin me të vrarët, spitali të vrarët dhe duke gjuajtur drejtpërdrejt në të burgosurit. Pse është heshtë 12 vite dhe kujt i ka interesuar kjo heshtje. Unë mendoj se edhe ish prokurorëve dhe kryeprokurorëve edhe UNMIK-ut e EULEX-it u ka interesuar heshtja. Kjo tregon se kryeprokurori i Pejës nuk e ka parë të arsyeshme se ku janë vrarë 130 të burgosur dhe të plagosur 300, tregon papërgjegjshmërinë e tyre morale dhe profesionale”.

“…Pajtimi nuk mund të krijohet pa u dënuar ai që ka bërë krim. Sa kriminelë janë dënuar për krimin kanë marrë pjesë gardianët me komandantët e tyre sepse shteti serb duhet të garantonte jetën tonë ashtu si e kishte. Por, sot pas njëzet vjetëve nuk ka drejtësi. Sot duke fol për këtë më dalin ngjarje të tmerrshme në kokë. Kërkoj që të miratohet një rekomandim që Kuvendi të kërkoj nga organet e drejtësisë që të ngrisë aktakuzë për kriminelët e luftës për krimet e Dubravës”.

Të ngjashme