Havolli: Jemi të pa konkurrencë, kemi ekonomistët më të mirë

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 20:40 | Nga

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës Sokol Havolli ka thënë se janë të pa konkurrencë pasi siç shtoi ai, kanë ekonomistët më të mirë të vendit.

Duke folur rreth asaj se si duhet mbushur buxheti i Kosovës, Havolli tha se ekspertiza e LDK-së është shumë e fuqishme dhe se dy vitet e fundit ka pasur rritje deri 4 përqind.

“Kemi bë ndryshime edhe politikave tatimore, këtë format LDK synon edhe me tutje të vazhdoj me format fiskale që do ta fuqizojnë ekonominë e vendit. Do të tentojmë të arrijmë në buxhetin deri në 3 miliardë eurosh. Rritja ekonomike kur themi se mund të jetë deri në tetë përqind por duke i pasur parasysh disa nga burimet kryesore që mund të arrijne në atë nivel.

Në vitin aktual janë të paraparë rreth 700 milionë investime kapitale”, është shprehur Havolli i LDK-së në debatin me Jeta Xharrën.

Ai shtoi se me Lidhjen Demokratike të Kosovës edhe investitorët e huaj do ta shohin Kosovën si vend serioz për të investuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme