Haxhiu edhe për 8 mars adreson kritika ndaj Veselit

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 11:49 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Albulena Haxhiu në fjalën e saj në Kuvend tha se është e pakuptimt se si deputetet po e mbrojnë Kadri Veselin pasi ai jo rrallë herë i ka ofenduar gratë në Kuvend dhe sipas saj kjo është një hipokrizi, raporton Ekonomia Online.

“Sot kemi parë jo më pak hipokrizi edhe nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, për shkak se ne u uruam për 8 mars por duket se ka harruar që edhe nga kryetari jo rrallë herë janë fyer edhe gratë deputete dhe nuk e kuptoj si gratë i dalin në mbrojtje kryetarit të Kuvendit kur ai i fyen gratë deputete dhe gratë tjera”, tha Haxhiu.

Ajo ka adresuar kritika në drejtim të Kuvendit duke thënë se gratë dhe vajzat përballen me probleme dhe vështirësi dhe Kuvendi  për vite të tëra nuk ka mundur që të pasqyrojë dhe adresojë problemet me të cilat ballafaqohen gratë.

Fjalimi i i plotë i Albulena Haxhiut në debatin parlamentar për dhunën në familje dhe adresimin institucional:

Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, po flasim për një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të ndjeshme.

Po flasim për jetën dhe respektimin e dinjitetit të vajzave dhe grave.
Të gjithë sot këtu jemi dëshmitarë, që vajzat dhe gratë, përballen me shumë probleme e vështirësi dhe unë sot dua këtu t’i bëj kritika edhe këtij Kuvendi që
dështoi për vite radhazi ta pasqyrojë problemin me të cilin ballafaqohen vajzat dhe gratë.
Po kemi krijuar grupe joformale e çfarë kemi bërë?! Asgjë në raport me problemet që kanë vajzat e gratë. Zëri i 50% të vajzave e grave mbeti pothuajse i papërfaqësuar.
Madje këtu më kujtohet kur e patëm propozuar projektligjin që njeh statusin e personave të dhunuar gjatë luftës, disa nga deputetët e këtij Kuvendi, talleshin dhe i fyenin viktimat e dhunës seksuale.

Të nderuar qytetarë,
Dhunën ndaj vajzave dhe grave nuk mundemi t’a shkëpusim nga problemet socio ekonomike që po kalon vendi ynë.
Derisa jetojmë me një vend ku ka papunësi ekstreme, varfëri ekstreme pra
mungesë të mirëqenies, pabarazi të madhe, krim të organizuar e korrupsion, arsim jo cilësor, edhe dhuna ndaj vajzave e grave vjen duke u shtuar e rënduar.
Diana, Zejnepja, Dafina, Donjeta, e shumë vajza e gra të tjera sot do të ishin në mes nesh, nëse shteti do të tregonte seriozitet në adresimin e problemeve
shoqërore.
Diana u vra nga bashkëshorti sepse shteti nuk i doli në ndihmë, ende edhe pas 6
viteve dorasi nuk ka dal para përgjegjësisë!
Zejnepja siç thuhej nga familjarët ka pasur jetë nën dhunë fizike derisa në fund u vra nga bashkëshorti në sy të fëmijëve, po të mos kishte reagim qytetarë, institucionet e drejtësisë do ta dënonin me burg miminal.

Dafina Zhubi sipas ekspertizës thuhet se është vrarë dhe i dyshuari kryesor për
vrasjen e saj është liruar nga prokurorja me urdhër të kryerkurorit të Prishtinës, Imer Beka.
Ende s’ka drejtësi as për Dafinën.

Dy ditë para këtij debati, Gjykata liron të dyshuarin kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitaj.
Këto ditë kam pasur shumë takime me vajza e gra që kanë qenë viktima të dhunës fizike, është e tmerrshme e paimagjinueshme me çka përballen kur i drejtohen policisë për raportime.

Pyetje si këto:
“Mos ke pas faj najsen ti që ai ta ka mshu?”
“Paj ju gratë e lypni kanihere!”
“Burrat duhet me i degju!”

Këto janë komentet që viktimat e dhunës fizike i marrin në stacionet policore
madje edhe nga prokurorët e gjyqtarët!

Unë do të doja të ndalesha në një nga pikat e Rezolutës që kemi propozuar sot.

Ligji për mbrojtje nga dhuna në familje i vitit 2010 ka nevojë urgjente për
plotësim, e ndryshim. Aty gjenden nene të paqarta, terminologji e vjetëruar,
hapësira për interpretime e keqintepretime.
Ndryshimi të cilin ne si grup do ta iniciojmë duhet të përmbajë ashpërsim të
gjobave dhe dënimeve por poashtu përgjegjësi penale për zyrtarët që nuk
respektojnë detyrat dhe obligimet e tyre.
Sa i përket kodit penal, së fundi kemi dëgjuar që është në rishikim i njëjti dhe për mua është e papranueshme se si Ministria nuk ka pranuar që dhunën ndaj
bashkëshortes ta cilësoj si vepër të veçantë penale.

Sa i përket strehimoreve në muajin janar të njëjtat në mungesë të buxhetit janë mbyllur.
Kjo qeveri nuk guxon të lejojë që për shkak buxhetit të mbesin në rrugë viktimat e dhunës në familje.

Ne kërkojmë që për strehimoret të ketë linjë të veçantë dhe të përhershme
buxhetore. Ato nuk janë një luks por një domosdoshmëri. Për punën dhe
mbështetjen e tyre kemi përgjegjësi të gjithë.
Trajnimet për prokurorët e gjyqtarët për këto raste dhe trajtimit special të tyre nuk ia kanë mbërritë qëllimit.

Ne jemi në fazën kur thirrja në përgjegjësi për vonesat, neglizhencat apo
paragjykimet mbi bazën e steriotipeve diskriminuese është urgjente.
Kanë ndodhur shumë raste tragjike për ta lënë ende të parregulluar qartë dhe në mënyrë strike këtë fushë në sistemin e drejtësisë.

Paragjykimi për jetën dhe sjelljen e një gruaja ndaj të cilës ushtrohet dhunë brenda, në shtëpinë e saj është paragjykim. Në shtetin tonë nuk mund ta lëmë këtë paragjykim të na bëhet rregull praktik i veprimit institucional.

Ndaj ne jemi të vendosur ta shtyjmë përpara ndryshimin e Kodit penal, Ligjit për dhunën në familje dhe sa më parë të nxisim seriozitet të lartë e të shtuar për ta parandaluar dhunën në familje ndaj grave.

Ne nuk kemi nevojë për lule por për drejtësi, punë dhe barazi.
Kursehuni nga lulet, e çliroheni mendjen nga paragjykimet.

Të ngjashme