Haxhiu: Fjala referendum mund të themi se ka qenë e drejtë

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 21:13 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në konferencën e parë pas mbylljes së vendvotimeve ka thënë se dalja në zgjedhje ka qenë e kënaqshme dhe nga kjo dalje sipas saj, fjala referendum ka qenë e qëlluar, raporton Ekonomia Online.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin në rrugë për të festuar për shkak të situatës më pandeminë.

“Kam mirënjohje për qytetarët. Dalja e tyre në këto zgjedhje ka qenë e kënaqshme dhe fjala referendum ka qenë r qëlluar. Festë ta bëjmë secili në shtëpitë tona dhe të mos tubohemi shkaku i pandemisë. Arsyeja tjetër është se në këto momente po ndodh numërimi i votave sepse duhet ta garantojmë votën e lirë. Të mos festojmë në sheshe por pranë familje”, tha ajo.

Zëvendësi i VV-së, Përparim Kryeziu s’ka diskutuar rezultatin e publikuar nga sondazhet e ndryshme, duke shtuar se tani vëmendja e tyre është te puna e komisionerëve.

VV-ja është shprehur e bindur se vota nga mërgata do ta rrisë edhe shumë rezultatin në dobi të tyre.

Të ngjashme