Haxhiu: Kam kërkuar nga Ministri i Financave, përfshirjen e Shërbimit Korrektues në pakon emergjente

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Mnistrja në detyrë e Drejtësisë,  Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka këerkuar nga ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi që në pakon emergjente të përfshihet edhe shërbimi korrektues.

Ajo më tutje ka shtuar se ka kërkuar nga drejtori i ShKK-së raport për zyrëtarë e shërbimit korrektues që kanë qenë të përfshirë në masat kundër Coronavirusit

Postimi i plotë:

Sqarim për zyrtarët korrektues që kanë qenë direkt të lidhur me zbatimin e masave kundër COVID – 19

Të premten, Ministri i Financave, z.Besnik Bislimi, ka bërë të ditur shtesat që do t’i ndahen punonjësve shëndetësor, policëve dhe zjarrëfikësve.

Pas kërkesave të shumta nga zyrtarët e ShKK, po atë ditë i kam shkruar zyrtarisht Ministrit të Financave dhe kam kërkuar gjetjen e mundësive që edhe shërbimi korrektues të jetë i përfshirë në pakon e planifikuar.

Kam kërkuar poashtu nga drejtori i ShKK, raport për zyrtarët që kanë qenë direkt të ndërlidhur me zbatimin e masave kundër COVID në burgje.

Pas dorëzimit të këtij raporti, të njëjin do ta përcjellë edhe në Ministri të Financave dhe së bashku do të shohim mundësitë e përfshirjes së tyre.

Personeli i shërbimit korrektues, deri tani ka qenë në krye të detyrës dhe ka qenë i përkushtuar për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të burgosurve prandaj do ta kenë mbështetjen time, jo vetëm tani por në vazhdimësi sepse në agjenden time legjislative ka qenë prioritet edhe procedimi në Kuvend i ligjit të veçantë për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Fatkeqësisht atyre që nuk iu përshtatet përparimi, rrëzuan Qeverinë, duke tentuar të ndalnin edhe këtë ligj por edhe ligjin për administratën e sistemit të drejtësisë, atë të konfiskimit, vetingun dhe shumë reforma të tjera.

Por siç e dini, kjo është vetëm një vonesë të cilën do ta kapërcejmë së bashku.

Top of Form

Bottom of Form

Të ngjashme