Haxhiu pyet për testet Covid-19 të pranuara nga Serbia, Vitia thotë se do të asgjësohen

Prishtinë | 02 Gus 2021 | 11:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me 1000 testet për Covid-19 të pranuara nga Serbia. Ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se ato nuk janë përdorur dhe shumë shpejt do të asgjësohen, raporton Ekonomia Online.

“Serbia u paraqit para botës si vend human. Pasi ato teste nuk janë shpenzuar ku janë, ato a janë larguar, a do t’ja ktheni Serbisë”, ka pyetur ai.

Ndërsa ministri Vitia ka thënë se ato ruhen dhe nuk janë përdoruar asnjëherë.

“Ato do të trajtohet si të gjitha barnat pa afat. Do të asgjësohen në momentin e parë”, është përgjigjur ai.

Të ngjashme