Hill: Dje ishte ditë e gjatë në Bruksel, të zhgënjyer që s’pati zgjidhje

Prishtinë | 19 Gus 2022 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme në Bruksel është zhvilluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Rreth këtij takimi është deklaruar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christophet Hill.

Hill tha se edhe pse ka zhgënjime që nuk ka pasur përparim në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, prapë rezultatet e bisedimeve ishin pozitive.

“Dje ishte një ditë shumë e gjatë në Bruksel. Pati shumë diskutime, takime, negociata. Natyrisht të gjithë janë të zhgënjyer që nuk mundëm t’i zgjidhnim çështjet afatshkurtra dhe afatgjata, por mendoj se ato biseda rezultuan pozitive. zhvillimet”, ka thënë Hill për Tanjug.

Përndryshe në takimin e djeshëm mes Kurtit dhe Vuçiqi, ndërmjetësues kanë qenë Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të BE-së, Joseph Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialog Mirsolav Lajçak.

Me Kurtin dhe Vuçiq është takuar edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Të ngjashme